Kosova është futur në një situatë delikate sa i përket koronavirusit. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 529 raste të reja në 24 orë, nga 4 mijë e 413 testime të bëra.
Sakaq 12 pacientë kanë humbur jetën në spitale, Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë, dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 82.064, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.944.
Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.
/a.r