Interi vazhdon serinë e fitoreve radhazi, teksa ditën e sotme kanë mposhtur minimalisht Kaljarin, falë një goli të Mateo Darmian në minutën e 77, pas një asisti perfekt të marrë nga Hakimi.
Ndeshja nisi e qetë për të dyja skuadrat, me ekipin nga Sardenja që qëdnronte e tërhequr në prapavijë dhe provonte të rrezikonte me kundërsulme. Vlen të theksohet një formë e shkëlqyer e portierit të Kaljarit, Vikario, i cili bëri disa pritje vendimtare duke i mohuar golin Interit në disa raste, por nuk kishte çfarë të bënte në minutën e 77, kur Darmian i gjendur me portën bosh, nuk mund të gabonte, duke shënuar dhe duke i dhënë avantazhin të tijve, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Më këtë fitore, Interi mban kryesimin e renditjes, me 11 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe titulli kampion tashmë duket më afër se kurrë.
FT| INTER-KALJARI 1-0
Darmian 77′