Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar në Vlorë se do të jetë 24 orë në 24 deri më 26 prill në qytetin bregdetar dhe madje shprehet se është shumë krenar që takohet me Bujar Leskajn edhe nëse ai është subjekt i OFL.
Meta thotë se Rama e sulmon Leskajn pasi nuk e ble dhe korrupton dot.
Më tej ai fton Ramën dhe Gjiknurin që të vijnë bashkë me të në Vlorë, duke i paralajmëruar se nuk ka shans të preket asnjë votë vlonjati në këto zgjedhje.
“Kryeministri në detyrë ka një avantazh të madh në krahasim me të gjithë deputetët e drejtuesit që i urdhërontë shkelin ligjin.
Ai ka një kartelë që në kohën e komunizmit. Në datën 25 në darkë kur shqiptarët të kenë thënë fjalën e tyre të fundit, ai do të nxjerrë kartelën.
Ndërsa Damiani nuk ka kartelë, as ministrat e tjerë dhe as drejtorët. Të bëjnë kujdes. Unë në Vlorë do të jem gjithë kohës, me të gjithë.
Do jem me Nikoll Lesin me Ylli Rakipin që janë gazetarë të njohur, ju e dini. E ftoj dhe Ramën.
Ama, kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti se mund të bëjë atë që ka bërë në Dibër e në Shijak. Vlora, Vlora, ia bën for a. ai përmend Bujar Leskaj, ai është një legjndë.
Ai tmerrohet se njerëz si Leskaj nuk i blen dot, është vite dritë larg këtyre personaliteve e patriotëve.
Ai mesazhin do ta marrë më 26 prill. Nëse ka emra të tjerë të na i thotë. Kam ardhur natën dhe ditën, nëse Buja Leskaj është subjekt i OFL-së, jam krenar që jam takuar me të se janë njerëz me parime.
Kam nëj thirrje, zotit tërmet e qametit që kujton se do blejë Vlorën e vlonjatët, këtu jam, jam i gatshëm, këtu më kanë.
S’ka shans vota e një vlonjati të preket. I them Ramës, tërmetit qametit, që mendon se do blejë Vlorën, dhe Vlora do votojë për vajzat e saj.
Do votojë për ata që nuk lejojnë që Vlora të zëvendësojë të rinjtë me bangladeshasit e këtij sorrës. ‘’- tha Meta.
Me Kartell je ti o vrases