Balluku tha se Shqipëria kishte rezervë studentë të ekselencës, por sipas saj, ata për shkak të pandemisë nuk kanë plotësuar orët e nevojshëm për t’u licencuar.
Ajo tregoi se si erdhën në Shqipëri, kontrollorët turqë e grekë, të cilët kontrolluan hapësirën ajrore shqiptare, kur kontrollorët e AlbControll nuk ushtruan përkohësisht detyrën. Balluku tha se për këtë shërbim, kontrollorët e huaj nuk janë paguar me asnjë para.
“Grupi i fundit që fatmirësisht janë nxënës të ekselencës, konkurruan në një konkurs të hapur nga EruoControll, janë diplomuar në Madrid, por për shkak se pilotët, stjuardesat trajnohen me orë fluturimi, për shkak të pandemisë, ky grup s’ka bërë shumë orë fluturimi”, tha Balluku.
Belinda Balluku: Ne kemi komunikuar nga nata që na u bë e ditur, sepse se kishim menduar kurrë që kontrollorët të grevojnë, sepse është e ndaluar me ligj. Por kemi nxjerrë mësime këtë radhë. Kur ata deklaruan se do të bënin këtë gjë, sigurisht nga drejtuesit e AlbCntroll kanë nisur kontaktet me EruControll, me agjencinë e navigimit ajror, në Maqedoninë e Veriut, Turqisë dhe Greqisë. Maqedonia na është përgjigjur e para, por sigurisht ai u përgjigj drejtorit të AlbControllit se e kishin të vështirë të binin staf. Të dyja vendet u përgjigjen për mbështetje.
Sa janë paguar këta persona?
Belinda Balluku: Nuk janë paguar, kanë ardhur falas nga agjencia, as do të paguan.
Do e quanit sërish grusht shteti?
Belinda Balluku: Unë do e quaja një ngjarje e paprecedentë që paralizoi të gjithë vendin, të nxitur nga politika dhe shpresoj të mos përsëritet më.