Kokaina në Durrës/ U kapën në konteiner me destinacion Kombinatin, shoqërohet punonjësi (Emri)

Bgfhh

 

DURRËS

200 kg kokainë dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar në Durrës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.

Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se destinacion kishte Kombinatin, saktësisht firmën Massabi Fruit, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me fruta ekzotike.

Një punonjës i firmës Masabi Fruits në Kombinat është i pari i shoqëruar për rreth 200 kg kokainë të gjetura në konteinerin në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se punonjësi shkoi për të tërhequr konteinerin e për të kryer veprimet.

Ndërkohë Policia pritet të ndalojë drejtuesit e firmës Masabi Fruits me qendër në Kombinat ku pritej të zbarkonte dhe konteineri.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com