Kreu i qeverisë Edi Rama pa nga afër punimet për rrugën e Lumit të Vlorës.
Rama tha se rrugët e reja po krijojnë një pellg të ri për turizmin, ndërsa theksoi se do të bëhet e mundur që të gjitha zonat turistike të jugut do jenë brenda një oferte të vetme.
“Këto dy rrugë të premtuara edhe nga vetë sekretari i parë i kohës së larg qoftit, po krijojnë një pellg të ri për turizmin.
Por krijojmë një hapësirë të re dhe një platformë për ekonomikë rurale për agro-turizmin duke bërë të mundur që Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Vlora dhe Saranda të jenë brenda një oferte të vetme.
Me rrugën e re që është në fazën ë procedurës kontraktuale nga Erseka në Përmet dhe Kolonjë-Korçën që përfundon vitin e ardhshëm kemi jugun të lidhur në një kohë të shkurtër dhe gjatë gjithë vitit këtu të ketë jetë, turizëm dhe ekonomi”, deklaroi Rama./ b.h