Mijëra qytetarë nga Kosova janë dyndur drejt Shqipërisë, në fundjavën e parë që kur Kosova gjendet në masa më të ashpra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Për tre ditë te fundit, mbi 13 mijë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë. Mëngjesin e se shtunës u shënuan radhë të gjata të mjeteve në pritje për të hyrë në vendin tonë ndërsa po punohet me procedure të shpejtë.
Mësohet se deri më tani kanë kaluar rreth 6 mijë qytetare të Kosovës. Kufizimet e shumta dhe mbyllja e njësive tregtare dhe ato të shërbimeve në Kosovë janë edhe shkaku i këtij fluksi për të udhëtuar drejt Shqipërisë./ b.h
Keta kan ardh me votu. I ka cu kurti. Kujdes