Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka konfirmuar rikthimin në detyrë të disa kontrollorëve të Albcontrol. Përmes një postimi në Twitter, Balluku theksoi se Albcontrol është kthyer në normalitet të plotë.
Mes të tjerash ajo tha se kontrollorët e kthyer i janë përgjigjur thirrjes se qeverisë që të paraqiten në vendet e punës. Ndër të tjera ajo e ka quajtur këtë grevë, plan për pengmarrje, që sipas saj dështoi.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi.”, shkruan Balluku.
/a.r