Kryeministri Edi Rama deklaroi në “Log.” në ABC se qeveritë e tjera po përpëliten për të marrë vaksinat por nuk po arrijnë t’i marrin për shkak se nuk kanë arritur të negociojnë me kompanitë. Rama u shpreh se në kohën e kontratës me Pfizer ishte gati të ulej në gjunjë, ndërsa shtoi se nëse do ishte Luli do e zinte gjumi atje.
“Këto po do vijnë. Por duhet të tjera se nuk mund të vazhdohet vetëm me këto. Duhet të plotësohen disa kushte se po të ishte kaq e thjeshtë i merrnin edhe të tjerët. Qeveritë e tjera po përpëliten dhe nuk po arrijnë dot të marrin vaksinat.
Unë nuk mbaj shënime për ato që dëgjoj dhe ato që kuptoj në prapaskenat me marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Shtetet e di si janë. Janë njësoj si rrinin njerëzit dikur që prisnin autobusin e unazës dhe futeshin dikur të gjithë menjëherë. Nëse ne nuk do ishim ne kjo punë nuk do kishte ndodhur.
Ne kemi nevojë akoma për shumë doza dhe kontratat që kemi bërë janë kontrata që shtrihen deri atëherë dhe plani ynë është që të jemi shumë më të shpejt se shumë të tjerë. Kur doli kontrata e Pfizerit Saliu tha se ky duhet çuar për vrasje me paramendim. Është një punë e imagjinueshme.
Me logjikën e kontrollorëve unë nuk e di çfarë do bëja këtu në emër të stresit. Karakteri nuk transferohet. Këtu janë tre njerëz që punojnë ditë natë me këtë punë. Unë, Ogerta dhe Arbeni. Unë kam qenë maja e trekëndëshit që kam çarë sa kam mundur dhe ata kanë bërë pjesën tjetër. Unë do ulesha në gjunjë aty te dera dhe do thoja nuk iki atje te Pfizeri. E mendoni ju Lulin të ulet në gjunjë dhe duke thënë nuk iki. Lulin e zë gjumi aty”, deklaroi Rama.
/a.r