Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme miratoi gazetarët e shoqërisë “Panorama Group”, të portalit “Bulqiza ime”, të televizionit “Top Channel”, të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve “Associated Press” (AP), të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të gazetës “SOT”, Anadolu Agency (AA), si edhe një shtesë në vendimin nr. 176, datë 23.03.2021, për miratimin e gazetarëve të televizionit “A2 CNN”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021.
Komisioneri vendosi gjithashtu akreditimin e vëzhguesve afatshkurtër të fondacionit “Së Bashku”, të përkthyesve të misionit të OSBE/ODIHR, si dhe miratoi një shtesë në vendimin nr. 151, datë 16.03.2021, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të misionit të OSBE/ ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”.
Në mbledhjen e sotme, Komisioneri shqyrtoi denoncimin ndaj kryetarit të bashkisë Vorë, Gentian Picari për moszbatim të vendimit nr. 140, datë 15.03.2021 të KSHZ. Vendimi do të shpallet ditën e hënë, datë 12.04.2021.
/a.r