Në hapësirën ajrore shqiptare ka rifilluar qarkullimi i avionëve, pas rifillimit të fluturimeve esenciale.
Sakaq edhe Eurocontrol ka hequr edhe shenjën e kuqe që ishte vendosur mbi territorin shqiptar, që lejon qarkullimin e avionëve.
Bllokimi i punës në Aeroportin e Rinasit ndodhi pasi kontrollorët AlbControl për trafikun ajror lanë punën duke krijuar një situatë të rëndë për fluturimet me dëme ekonomike./ b.h