Një nga kontrollorët e trafikut ajror, i cili u la i lirë pas disa orë shoqërimi tha se i kishin sekuestruar telefonin.
Kontrollori Pirro Lako u shpreh se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera.
“Thjesht na bënë pyetje, plotësuam një deklaratë për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojtur”, u shpreh kontrollori për News24.
Më pas ai tha se kishte firmosur edhe një deklaratë dhe një procesverbal për telefonin.
g.kosovari
O legen eshte hetim penal…te sekuestrojne edhe gruan nese eshte perfshire e mos e takosh dot per muaj te tere sa te mbaroje procesi…cope legenash partiake qe sja u ndjen per demin qe kane bere por per telefonin…plehra!!!