Ministrja Belinda Balluku tha se stërvitja e NATO-s Defender Europe 21 do të zhvillohet se qeveria nuk do të lejojë që të dorëzohet nga grushti i shtetit.
Ajo tha se organizatorët e kësaj greve janë kallëzuar në prokurori.
“Ne kemi një zgjidhje dhe nuk do të lejojmë që një kast dhe elitë që të plotësojmë tekat e tyre duke penalizuar të gjithë Shqipërisë, kërkon të penalizojë imazhin e saj dhe aq më pak të penalizojë marrëdhëniet tona me aleatët. Kallëzimi penal është bërë për atë që e kanë organizuar, jo për të gjithë, ata që e kanë organizuar ata do të shkojnë para drejtësisë pasi nuk merret dot peng një vend. Do të mbahet patjetër stërvitja ushtarake Defender Europe 21. Qeveria nuk do të dorëzohet prej këtij grushti shtetit.”– tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pyetur për rinisjen e fluturimeve në Rinas, nuk dha një datë se kur mund të ndodhë kjo. Në studion e “Report TV”, ajo tha vetëm se situata do të zgjidhet shumë shpejt.
“Për shkak të arsyeve të sigurisë, ju e shikoni që dhe forcat ushtarake janë duke marrë në mbrojtje ndërtesën. Njerëz që kanë vendosur të bllokojnë hapësirën shqiptare, mund të kryejnë edhe veprime të tjera që mund të vinin në rrezik të gjithë vendin. Nuk mund t’i referohem planit për rinisjen e shërbimeve të navigimit ajror, por do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Balluku./ b.h