Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas kësaj greve në shkelje të plotë me ligjin qëndron politika dhe disa njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror që janë të lidhur me fushatën dhe se janë denoncuar në prokurori.
Ministrja Belinda Balluku tha se Kulla e Kontrollit është marrë në këtë moment në dorë nga ushtria pasi është ndërtesë e sigurisë së lartë.
“Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria.
Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi.
Ju keni bwrw tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetar ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve.”– tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kaq akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka nxitur situatën e krijuar në Rinas për bllokimin e fluturimeve, pasi kontrollorët pezulluan punën.
Sipas Ballukut, qëllimi i Berishës është që të mos lejoje zhvillimin e stërvitjes së NATO-s, të planifikuar më 26 prill, ndërsa shtoi se aleatët janë njoftuar për këtë përpjekje.
“Roli i Berishës është nxitës, ka që dje që i nxit dhe i mbështet me sharje e mallkime të stilit të tij që këta njerëz të bllokonin trafikun, të reagonin me forcë. Qëllimi i Berishës është që shtetit të dështojë, qytetarët të mërziten me shtetin, të krijohet pakënaqësi në çdo nivel, të bllokohet Shqipëria. Unë kam njoftuar aleatët që të mos zhvillohet stërvitja e NATO-s, që është parashikuar në datën 26 prill”, tha Balluku./ b.h