Deklaratës së Presidentit Ilir Meta se prononcimin e tij do e jepte sot nga Vlora, për situatën e krijuar pas ndërprerjes së punës në Rinas sepse kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë, i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
Sipas Ramës, “humoret vulgare të IM thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse”.
“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”, shkruan përsëri Rama.
Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021
g.kosovari