Kryeministri Edi Rama është “zhgënjyer” nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmeti Peçi. Gjatë një takimi në një prej bujtinave të zonës, Rama është ulur për të drekuar me socilistët por ka kërkuar nga Peçi që ta priste me raki.
Por mesa duket kryebashkiaku i ka dalë nga parashikimi, duke u shpjeguar se po kalojnë kohë të trazuara. Ndaj ia kishte ndaluar vetes konsumimin e rakisë.
“Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj”.
Ja biseda dhe batutat mes Edi Ramës dhe Tërmet Peçit:
Tërmet Peçi: Kam kënaqësinë të prezantoj të gjithë…(i bie telefoni)
Edi Rama: S’të lë populli, të shkatërroi
Tërmet Peçi: Vetëm më ke mësuar t’i përgjigjemi popullit orë e minutë
Edi Rama: Vetëm aty mos çedo.
Tërmet Peçi vazhdon prezantimin e personave në tyrezë, ndërsa kryeministri e nderpret:
Edi Rama: Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj.
Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara dhe mendja duhet të jetë e kthjellët.
Edi Rama: Shkurt muhabeti nuk ke raki për të bërë gëzuar. Bëjmë shkak, s’ka problem.
g.kosovari