Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në sallën operative të policisë në nr.129, ku udhëtarët kanë denoncuar një shofer i cili udhëtonte në sens të kundër në autostradën Elbasan Tiranë.
Shoferi i papërgjegjshëm ka rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të kësaj autostrade ku jo rrallë herë janë shënuar aksidente me pasojë vdekjen.
Nuk dihet ende nëse policia ka mundur të ndalojë shoferin në fjalë.