Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit ku për pasojë janë plagosur dy vajza.
Nga informacionet e para mësohet se aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të fortë mes dy mjeteve në aksin rrugor Milot-Rubik.
Për pasojë shoferja dhe pasagjerja e një autoveturë kanë mbetur të plagosura.
Më konkretisht, një furgon dhe një autoveturë janë përplasur kokë më kokë. Nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e të dëmtuarave.
Në vendngjarje ka mbërritur policia që po kryen ekspertizën, ndërsa nga burime paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor