Një aksidentë i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një fshat të Lushnjes.
Mësohet se rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Ngurrëz e vogël”, një automjet tip “Renault“ ka dalë nga rruga.
Si pasojë raportohet se janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.r