Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kolonjë ku po zhvillon një takim me kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha se rrugët që po ndërtohen në Kolonjë do të shkurtojnë distancën me Korçën për 15 minuta dhe se vitin që vjen bashkia Kolonjë do të zgjidh e para në vend përfundimisht problemin me furnizim me ujë të pijshëm.
“Sot një investim i madh ka filluar në Kolonjë, jemi në prag të lotit të 3 sapo të mbarojë i dyti dhe viti që vjen do të jetë viti i fillimit të lotit të 3-të. Kjo rrugë do të shkurtojë kohën Korçë-Kolonjë në 15 minuta. Turizmi në Kolonjë nuk është aq e konsoliduar sa do të donim të ishte dhe kjo rrugë do të mundësojë këtë gjë. Në rast se sot do të duhet ti bien nga Elbasani e fieri për 6 orë për të shkuar në bregdet, kjo kohë përgjysmohet me rrugët e reja të bëra. Kjo kthehet në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik dhe më shumë vende pune. Fjala kyçe për këtë zonë është punësimi, ekonomia dhe të ardhurat, ky është fokusi ynë. Viti që vjen do të jetë viti kur bashkia e Kolonjës bëhet e para që zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk është më Kolonja e harruar dhe e braktisur, por është e spikatur në fusha të ndryshme në raport me vendet e tjera të Shqipërisë”, tha Peleshi./ b.h