Shqipëria arriti ditën e djeshme, në kuotën e 200 mijë vaksinimeve, që prej nisjes së kësaj fushate.
Në vazhdën e këtij treguesi, kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një video, ku shfaqen të moshuar që kanë kryer vaksinën dhe shprehin falenderimin e tyre për këtë gjë. Po ashtu, ata i bëjnë thirrje të gjithëve për t’u vaksinuar.
Mbi videon e publikuar, kryeministri shkruan se përpjekjet nuk do të ndalen, e me këmbëngulje të madhe, ai thekson se do të fitojmë betejën me armikun e padukshëm.
Sot është dita e dhjetë e vaksinimit masiv në vend dhe deri më sot numërohen 206 mijë e 708 qytetarë të vaksinuar. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.
g.kosovari