Këtë të premte Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shqyrtojë kërkesën e PD në lidhje me mbarimin e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, pasi sipas opozitës ky i fundit ka përfituar tendera publikë përmes kompanisë së tij të internetit.
Kësisoj, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votimin e Kuvendit për të mos shqyrtuar kërkesën e PD në lidhje me mandatin e deputetit socialist.
Nga ana e tij, në kohën kur PD denoncoi këtë rast, deputeti Koço Kokëdhima është shprehur se me marjen e mandatit në 2013, ai ka shitur aksionet e tij në firmën e internetit Abissnet.
Një fakt i tillë nuk është pranuar nga PD, e cila insiston se Kokëdhima ka përfituar miliona përmes kompanisë në tendera publikë.
Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese