Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha sot në “5 pyetje nga Babaramo”, se procesi i rindërtimit do të përfundojë në pranverën e vitit 2022 dhe më konkretisht në muajin prill.
Ahmetaj u shpreh se deri më tani më shumë se 2500 njësi individuale që kanë përfunduar, ndërsa shtoi se një proces rindërtimi edhe 500 mijë të tjera.
Po ashtu Ahmetaj shtoi se janë rreth 12 mijë apartamente në proces ndërtimi dhe se vetëm në Durrës janë rikonstruktuar 400 pallate dhe janë në proces edhe 200 të tjerë.
“Kemi thënë që një pjesë dërmuese e njësive individuale do jenë gati në fund të vitit, janë diku te 2 mijë dhe më shumë për njësitë individuale, jemi diku mes 2000 dhe 2500, janë 500 mijë njësi individuale që ne do të rindërtojmë. Jemi në proces të plotë për 160 shkolla, kombinim midis buxhetit të shtetit dhe donatorëve, janë rreth 12 mijë apartamente në proces ndërtimi. Vetëm në Durrës janë rikonstruktuar 400 pallate dhe janë edhe 200 të tjera. Kemi dhënë rreth 2.9 miliard lekë bonus qiraje në vitin e kaluar dhe do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë gjatë këtij viti. Premtimi jonë i bazuar në procese konkrete, është që në pranverën e vitit 2022, diku në prill, nuk do ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Të gjitha grantet janë sot angazhuar zyrtarisht në procese të ndryshme rindërtimi. Nuk kemi asnjë grant të marrë”, tha Ahmetaj.
g.kosovari