Ministri për Diasporën Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet nëse është ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama.
Majko u shpreh se më mirë është ndjerë, kur ka drejtuar vetë PS-në, kur ishte edhe kryeministër.
Sa i përket votës së emigrantëve, procesi është bllokuar nga opozita. Qytetarët më 25 prill të votojnë për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë. Sipas të gjitha sondazheve, ne do të fitojmë. Njerëzit më 25 prill duhet të mos zgjedhin greminën, por alternativën tonë të qeverisjes”, u shpreh Majko.