Partia e parë me 22 mijë e 230 dozave të vaksinës Pfizer sapo mbërritën në aeroportin e Rinasit. Lajmi i mirë është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’.
Mes të tjerash, Rama tha se do të vazhdojnë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejnë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë.
MESAZHI I RAMËS
🔴 Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill💪
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv🌈🇦🇱