Gjatë vizitës në Pogradec, Kryeministri Rama u ndal edhe në një takim me fermerët e zonës së Lushnicës.
Kreu i Qeverisë tha se vite më parë bujqësia ishte në fazën e mbijetesës, ndërsa sot është sipërmarrje.
“Do të jetë çlirim i madh për të gjithë zonën. Ne do t’ju mbështesim me sa kemi mundësi. Vizioni është i qartë. Jam i bindur që brenda një kohe të shkurtër këtu do të bëhet një destinacion”, – u shpreh Kryeministri.
Një prej kantinave të njohura në zonë, të cilën e vizitoi sot Kryeministri Edi Rama, përveç prodhimit të bollshëm të verës me standard të lartë, ka marrë përsipër që hapësirën përreth fabrikës ta kthejë në një vend ekspozimi dhe promovimi të prodhimeve vendase për komunitetin.
“Nga mbështetja e AZHBR-së planifikuam një proces teknologjik, i cili të jetë model dhe t’i shërbejë kohës. Dje na ka ardhur ngarkesa e parë e pajisjeve. Ne mendojmë që të prodhojmë produkte elitare me teknologji të përparuar”, – shprehet sipërmarrësi.
Rama pa nga afër edhe procesin e vaksinimit në Pogradec, ku tha se këtë janë në Shqipëri do të mbërrijnë doza të tjera vaksinash.
/a.r