Kandidatja e PS për Qarkun e Vlorës, Anila Denaj, si dhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma zhvilluan një takim me operatorët turistike ku diskutuan mbi problematikat dhe avantazhet që ka qyteti i Sarandës.
“Zgjodhëm anijen dhe detin, të zhvillonim një takim me përfaqësues të operatorëve turistikë, agjencive detare e hoteliere në Sarandë, për të folur për turizmin aty ku ai merr vlerë.
Me Ben Çipën, kryetarin e shoqatës dhe kryetarin e Bashkisë ndamë problematikat dhe aspektet e zhvillimit të sektorit, në prag të fillimit të sezonit dhe vizionin për ta bërë Sarandën një qytet me turizëm gjithëvjetor, ” shkruan ministra Denaj në rrjetet e saj sociale.
“Do të jemi të kordinuar mes pushtetit lokal, Qeverisë dhe sipërmarrjeve turistike që të zgjidhim problematikat, para hapjes së sezonit turistik” – tha Denaj, e cila premtoi, se mbetet e angazhuar, dhe do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes, me qëllim lehtësimin dhe promovimin e tyre edhe në mandatin e 3 të Partisë Socialiste.