Xhimi Gjishti, një qytetar nga Berati denoncoi në media se është kërcënuar, pasi ka filuar dhe bërë publik në interenet një takim të Ministrit Blendi Klosi ku një qyetar i ankohet atij se qeveria nuk kishte bërë asgjë gjatë këtyre 8 viteve dhe nuk kishte motive për të kërkuar mandatin e tretë.
Në denoncimin e tij qyetari thotë se është kercënuar me jetë. Ai shprehet se e kanë telefonuar persona të paidentifikuar duke e kërcënuar dhe kërkuar llogari pse kishte filmuar dhe publikuar videon.
Por pas këtij denoncimi ka reaguar Policia e Beratit, e cila thotë se shtetasi Xhimi Gjishti nuk ka pranuar të bëjë kallëzim penal ndaj personave që e kanë kërcënuar.
Reagimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, nisur nga një lajm i publikuar në media për një shtetas i cili pretendon se është ofenduar dhe kanosur me numër të fshehtë nëpërmjet telefonit sqarojmë opinionin publik se:
Nga shërbimet e DVP Berat menjëherë është organizuar puna dhe është marrë takim me shtetasin E.Gj nga fshati Drenovicë, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të spjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe nuk është gjetur e sekuestruar asnjë provë materiale nga hetimet paraprake.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarë të kallzojnë çdo rast ku cënohen të drejtat e tyre dhe çdo rast të paligjmërisë.
Deklarata në media e shtetasi Xhimi Gjishti:
Unë thjesht një fshatar dhe filmova për qejfin tim, për punën që s’jemi të kënaqur me pushtetin, filmova dhe e hodha videon. Tani më kërcënojnë, më thonë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë në telefon me numër të fshehtë dhe më kanë fyer e ofenduar. Në telefon më kanë bërë sharje, por kërcënime jo, se e kam mbyllur telefonin. Kam frikë për serat, se kam disa sera.
Filmova se jemi të pakënaqur, një fshatar i joni foli për të drejtat e tij dhe unë e filmova. Ai foli për të tëra, investimet, ne s’kemi parë asgjë nga shteti. Ne jemi tetë anëtarë në familje dhe dua të mos kërcënohen e preken ata. Kur po filmoja vetë Blendi Klosi më tha ‘pse filmon, boll se ke shumë kohë që filmon’. I thashë çfarë problemi ke, unë do të filmoj.
/a.r
Bullshit