Tre tërmete kanë goditur vendin tonë gjatë mëngjesit të sotëm. Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 04:39. Ky tërmet ka pasur një magnitudë 3.3 të shkallës rihter dhe është ndjerë në disa zona. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësi dhe kishtë një thellësi prej 2 km.
Ndërkohë rreth orës 05:02 të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet. Kësaj here me epiqendër 21 km në jug-perëndim të Tepelenës. Lëkundja sizmike ka qenë 3.4 e shkallës rihter.
Ndërkohë 10 minuta më vonë një tërmet më i lehtë është regjistruar në 16 km nga Gjirokastra. Magnituda ishte e shkallës 2.5 rihter dhe me një thellësi 2 km.
g.kosovari