Ajo është një nga emrat më të njohur sot për sot kur bëhet fjalë për këshilla shëndeti dhe linja trupore si nëpër revista. Ka gjithmonë një përgjigje për pyetjet që i bën. Sot, rrëfen ushqimin majgik për dietën pranverore. Sepse nëse dëshironi të keni një trup të mirë gjatë këtij sezoni veror, bëni mirë të përgatiteni që në pranverë. Ndryshimet e menjëhershme të trupit nuk i këshillon asnjë dietolog, mjek apo instruktor palestre, ndaj bëni mirë të ushqeheni shëndetshëm që në pranverë, për të rezatuar sensualitet në stinën e nxehtë të verës.
Soja është burim i mirë për balancim të dietës. Ka kualitet të lartë të proteinave dhe mund të përdoret për të gjithë ato që duan të kenë forma perfekte trupore. Sigurisht edhe uji. Ai është hidratuesi më i mirë. Njerëzit e shëndetshëm duhet të pijnë 0,3 decilitër lëngje për kg të masës trupore. 2 -2 e gjysmë lëngje në ditë, e në raste sforcimesh fizike edhe më shumë. Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna duhet të kontrollojnë lëngjet. Përveç ujit, në temperaturat e verës, freskues i mirë është edhe çaji i ftohtë, që pengon dehidrimin dhe furnizon trupin me nutrientë të domosdoshme.