Nga Adriatik Doçi
Përpos Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët kanë ndryshuar në mënyrë të dyshimtë gjeneralitetet, 14 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike kanë ndryshuar emrin ose mbiemrin, për arsye të paqarta.
Kandidati i PD-së në Tiranë, Artur Roshi pohon se më parë emrin i tij ishte Mustafa. Mark Marku, kandidat i PD-së në Lezhë, më parë rezulton me emrin Mark Prenga. Ndërkaq, kryesuesi i listës së PD-së në Shkodër, Helidon Bushati, deklaron se nga mbiemri i tij i mëparshëm ishte ‘Fusha’. Andrea Mano, kandidat i PD-së në Korçë, rezulton me emrin Aldo. Kandidati i PD-së në Vlorë Gëzim Ademaj, thotë më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Beqiri’, ndërsa Julian Zoto më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Taipi’.
Kandidatja e PD-së në Fier Elisabeta Rredhi më parë quhej ‘Behile’. Gjeneralitetet i kanë ndryshuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike Lefter Gështenja, Joana Qirollari, Salvador Kaçaj, Aldo Gega dhe Sali Shehu. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, pjesë e listës së PD-së, rezulton me mbiemrin ‘Medihoxha’. Një tjetër aleat i PD-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, thotë se ka ndryshuar emrat e prindërve, duke u dhënë nuanca greke. Ndërkaq, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se ka ekzistuar një version i emrit të tij ‘Lulëzim’.
Ndërkaq, në radhët e LSI, Lefter Maliqi, i cili kandidon në Berat, më parë ka mbajtur mbiemrin ‘Brisku’. Kandidati i LSI-së në Durrës figuron me emrin Afrim, ndërsa kandidati tjetër Bahri Shaqiri, thotë së ma parë ka mbajtur mbiemrin ‘Mujka’. Në Shkodër, Jalldyz Kastrati rezulton me mbiemrin Pinguri. Në Tiranë, kandidati i LSI-së, Blerdi Liçaj, thotë se ka mbajtur edhe emrin Kristo.
Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Dibër, Lavdrim Krrashi, më parë ka mbajtur gjeneralitetet Haki Marina. Kandidati i PS-së në Durrës, Artan Bitri, thotë se emri i tij i mëparshëm ka qenë ‘Ergi’, ndërsa kandidati i Elbasanit, Shkëlqim Bullari, më parë parë quhej ‘Jorgo’. Kanë ndryshuar emrat edhe kandidatët Robert Bitri, nga Albert në Robert, Kosta Garo nga Ilir në Kosta, Vasil Sterjovski ka ndryshuar mbiemrin nga Sterjo në Sterjovski, Spartak Braho ka mbajtur emrin Zylyftar, ndërsa Toni Gogu më parë quhej Oltion.