Disa mjekë në Kanada kanë kryer disa hulumtime të thelluara, teksa kanë dhënë një shpjegim rreth një sëmundje të dyshuar si neurologjike, e cila shkakton dhimbje të dhëmbëve, humbje të kujtesës dhe halucinacione.
Ekspertët e shëndetit publik në Kanada, kanë deklaruar se në këtë vend janë thuajse 43 persona që e kanë të zhvilluar këtë sëmundje, ndërsa citon se 5 njerëz të tjerë kanë ndërruar jetë si shkak i kësaj sëmundje të pa njohur ende.
Simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob (CJD), një sëmundje e rrallë, fatale për trurin. Ndërkohë një ekip studiuesish po përpiqen të përcaktojnë nëse sëmundja është një sindromë neurologjike.
Michael Coulthart, kreu i rrjetit të mbikëqyrjes CJD të Kanadasë, u shpreh se gjatë këtyre 20 viteve punë nuk ka parë pacientë me këto lloj simptomash, ndërsa shton se këto raste të identifikuara së fundi janë tepër shqetësuese pasi ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.
Dr. Alier Marrero, mjek neurolog thotë se pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje e pashpjegueshme, kanë simptoma shqetësuese.
Mësohet se shumica e pacientëve me këtë sëmundje, vijnë nga gadishulli Acadian dhe për këtë ekspertë të fushës, po studiojnë klimën, bimët dhe vendin në përgjithësi për të parë nëse sëmundja shkaktohet për shkak të një nga këto faktorë./ b.h