Kryeministri Rama, teksa vazhdoi fushatën në qytetin e Fierit këtë të shtunë, publikoi edhe pamje nga spitali rajonal në këtë qytet.
Me ironi, Rama shkruan: ” Ja edhe hyrja e “stallës”, që u verboi sytë dhe u shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq demokratikas, Shqipëria nuk ndalet dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj
Dhe Shqipërinë e të gjithë fëmijëve tanë do ta bëjmë ne, me durim të madh e me shumë punë, jo me gjumë e me shumë llafe nëpër gjumë
*Spitali Rajonal Memorial, Fier