Ka nisur sot vaksinimi i efektivëve të Policisë së Shtetit. Në stadiumin “Air Albania” ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka parë nga afër procesin e nisur.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Me shëndet, me shëndet, shef, o shef”, dëgjohet kryeministri teksa përshëndet efektivët që morën sot dozën e parë të vaksinës Sinovac.
Teksa uroi efektivët Rama tha gjeti momentin të përmendte një artikull, ku sipas kryeministrit thuhej se vaksina kineze ishte e para sa i takon efikasitetit.
“Dje ishte interesant kishte nxjerrë New York Times një artikull ku thoshte se Sinovac ishte i pari në efiçencë,” tha Rama.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se sot janë planifikuar 600 efektivë për t’u vaksinuar në Tiranë.
Procesi pritet të përmbyllet për Tiranën deri ditën e enjte me rreth 3000 mijë efektivët e Tiranës. Vaksinimi do të vijojë paralelisht edhe me punonjësit e policisë në drejtoritë vendore në rrethe.
Ditën e sotme e marrin vaksinën e COVID-19 165 efektivë të komisariatit Kukës dhe 22 efektivë të policisë bashkisë.
Në Kukës deri më tani janë bërë mbi 2600 vaksina nga kalendari kombëtar i vaksinimit, ku 500 prej të vaksinuarve janë bluza të bardha të Kosovës.
g.kosovari
O Kosovari, ti mos thuaj kot “NYT sipas km thote”, po kerko 7 sek dhe gjej:
https://www.nytimes.com/interactive/2020/health/sinovac-covid-19-vaccine.html
O Kosovari, ti mos thuaj kot “NYT sipas km thote”, po kerko 7 sek dhe gjeje vete:
https://www.nytimes.com/interactive/2020/health/sinovac-covid-19-vaccine.html