Menjëherë pas daljes së lajmit që e gjithë dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 në Tiranë, ka dorëzuar kartat e anëtarësimit në partinë e Kryemadhit dhe ka kaluar me PS-në, nënkryetari i LSI Petrit Vasili është vënë menjëherë në lëvizje, për të mbuluar sa të mundet dëmin e shkaktuar.
Dhe ka sajuar një takim, gjoja në Njësinë 10, të cilin e ka postuar në faqen e tij në Facebook dhe ua ka servirur portaleve. Po sa i vërtetë është takimi i Petrit Vasilit? Burime nga brenda takimit thonë se treçereku i të pranishmëve nuk janë fare të Njësisë 10, por janë më shumë “grup i gatshëm” pjesëmarrësish në takime, të cilët mbushin karriget sa herë që i duhen Kryemadhit apo Vasilit, për të treguar prani të lartë të anëtarëve.
Po t’i vësh re, janë të njëjtat personazhe, të cilët në foto kujdesen që të dalin gjithmonë me kurriz nga objektivi i aparatit, me qëllim që të mos dallohen. E vërteta e braktisjes së madhe, ka sjellë dëshpërim në radhët e LSI, dhe mbledhje të tilla të sajuara, me mitingashë të marrë borxh, janë pasqyra më e mirë e dehrexhesë ku është katandisur forca politike e Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit.
g.kosovari