Janë rikthyer në detyrë 4 punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin pezulluar pak ditë me parë, pasi qëlluan me armë zjarri, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre.
Sipas burimeve inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat ‘Shqiponja’, duke u transferuar në komisariatet e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në pune deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Lezhës.
Gjithashtu edhe strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”. 4 policët u shfaqën në një video, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre në orarin e punës madje duke qëlluar dhe me armë zjarri./ b.h
Pune e madhe.Policet s,kane faj deshen ti benin qefin shefes