Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në qendër të qytetit të Fierit.
Një motor picerie ka qënë më shpejtësi tej normale të lejuara ku pranë vijave të bardha ka përplasur një të moshuar i cili po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Drejtuesi i motorit pasi e ka përplasur të moshuarin është larguar nga vendngjarja por më pas është paraqitur në spitalin e Fierit pasi ishte dëmtuar nga përplasja.
Njoftimi:
Sot rreth orës 18:25, në afërsi të qendrës së qytetit Fier, shtetasi A. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka goditur një këmbësor, shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e goditjes, është dëmtuar këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ b.h