Nga Berati, Edi Rama sulmoi sërish Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij janë dy njerëzit kryesorë që duan të pengojnë dhe frenojnë procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Edi Rama paralajmëroi se goditjet e SPAK-ut do të vazhdojnë dhe sipas tij, vazhdimi mund të lëndojë politikanë majtas e djathtas.
“Saliu me Ilirin hallin kryesor kanë drejtësinë. E keni dëgjuar Ilirin që i vjen fjala burg si bukë. Një president që flet për burgun sikur vë shenja pikësimi gjatë fjalisë, është në hall në stres dhe problemi i tij kryesor është si ta frenojë këtë proces.
Drejtësia po pastrohet nga llumi, por ka pasur kaq shumë sa kjo punë nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Goditjet e SPAK-ut kanë filluar dhe do të vazhdojnë, por vazhdimi mund të lëndojë politikanë majtas dhe djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi” tha Edi Rama./ b.h