Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Lulzim Bashës, i cili sot nga Kukësi premtoi se kur të vijë në pushtet do të heqë traun në Rrugën e Kombit, pasi sipas tij penalizon marrëdhëniet me Kosovën.
“Cili tra do të hiqet?! Të hiqet trau dhe të fillojë nga e para rënia e gurëve, e dheut dhe bllokimi i rrugës nga bora, rrëshqitja e makinave dhe thyerja e qafës. Dhe natyrisht që ne nuk mund të rrimë pa folur.
Se këtu nuk jemi në një paradë bukurie, ata janë nisur për dasmë, ne jemi në një ndeshje” tha Edi Rama nga Berati./ b.h