Sipas njoftimeve nga Agjencia “Bloomberg News”, më 30 mars, “Oxford Economics” publikoi parashikimin e fundit se Kina planifikon vaksinimin e 40% të banorëve të saj para fundit të qershorit dhe ky plan ambicioz garanton një rritje të mundshme ekonomike të Kinës prej 9.3% për vitin 2021.
Nëse Kina do të realizojë këtë objektiv, pritet një përmirësim i besimit të tregut dhe të konsumatorit. Sipas parashikimeve nga ‘Oxford Economics’, për realizimin e këtij objektivi do të duhej vaksinimi i 10 milionë banorëve në ditë. Nëse qeveria kineze mund të arrijë këtë shpejtësi të vaksinimit deri në shtator të këtij viti, atëherë mund të realizohet imunizimi i tufës nga 60-70% banorët e vaksinuar.
Sipas një ankete nga Agjencia Bloomberg News, ekonomistët parashikojnë një rritje të PBB-së të Kinës prej 8.5%.