Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kavajë për takimin e radhës elektoral.
Rama e nisi fjalën e tij me akuza ndaj palës kundërshtare duke theksuar se sado mundësi t’i jepen nuk do të bëjnë asgjë tjetër veçse do të shkatërrojnë vendin.
“Tek PD nuk ka reflektim se mendojnë se kanë bërë mirë, në 8 vite PD nuk ka bërë asnjë reflektim”, tha Rama.
“Sot i vetmi ndryshim që pashë ishte një pallat mbi lulishte në qendër të Kavajës. Pra pavarësisht se sa kohë ju lë në detyrë do të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë. Më shumë do të prishin punë se sa do të rregullojnë”, tha Rama, duke shtuar se në 25 prill shqiptarët do të vendosin të shkojnë përpara.
Gjithashtu në këtë takim edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi me kritika ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, duke u shprehur se është politikani që mbahet mend vetëm për gjumin./ b.h