Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca u ka bërë një apel të gjithë të rinjve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për të ndryshuar të ardhmen e tyre.
Soreca shprehet se ata kanë fuqinë që përmes votës të vendosin atë që duan, ndërsa apelon që ato të mos e shpenzojnë kot këtë të drejtë.
Gjatë një aktiviteti për programin e Erasmus në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Soreca tha se të rinjtë shqiptarë duhet të ndryshojnë vendin e tyre përmes zgjedhjeve në mënyrë që të shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe jo të largohen.
“Të rinjve dua t’u jap një mesazh. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe më të rëndësishme janë këto zgjedhje për ju të rrini në Shqipëri. Unë ftoj të rinjtë të dalin dhe të votojnë. Hidhni votën në kutinë e votimit, se vetëm kështu do të bëni diferencën. Mos e shpenzoni kot këtë të drejte që ju keni. “Ti vendos””, tha Soreca./ b.h