Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e pestë për zgjedhjet politike të 25 prillit.
Sondazhi i pestë vjen në kohën kur kanë mbetur vetëm 25 ditë para zgjedhjeve dhe po transmetohet gjatë programit Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga.
Ndërsa fushata zgjedhore tashmë po ecën me ritme të larta sondazhi i mbrëmjes së sotme përqendrohet më tepër në votat që do të merrnin palët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Për këtë arsye Instituti Piepoli përllogarit sërish votat në nivel kombëtar dhe në nivel qarqesh nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Gjithashtu ndër tematikat e trajtuara në këtë sondazh është menaxhimi i procesit të vaksinimit nga qeveria dhe çfarë qëndrimi kanë shqiptarët për vaksinat ruse dhe kineze që po përdoren në vend.
Nga ana tjetër çmendojnë shqiptarët për librin elektoral të Lulzim Bashës “Misioni im”dhe çfarë efekti mund të ketë për fushatën e liderit demokrat.
Edhe në këtë mbrëmje do të jetë Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto dha detaje, duke thënë se në këtë sondazh janë pyetur 1200 persona nga data 23-28 mars, teksa metoda është e njëjtë.
Menaxhimi i pandemisë dhe procesi i vaksinave kanë qenë ndër çështjet e para që janë pyetur qytetarët. Të ndarë kanë qenë disi për vlerësimin për menaxhimin nga Qeveria me 48% pozitiv dhe 42% negativ. Ndërkohë që nuk kanë pasur dallime sa i përket pyetjeve për vaksinat ruse dhe kineze, ky në shumicë dërrmuese shqiptarët kanë shfaqur gatishmërinë t’i marrin.
Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.