Shqipëria ka bërë detyrën kundër San Marinos, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë.
Një ndeshje me dy tablo, teksa në pjesën e parë kuqezinjtë kishin vetëm një rast me Hysajn, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka.
Uzuni i hedhur në fushë sinjalizoi që në minutën e parë që do të ishte një tjetër melodi, ndërkohë që më pas Roshi nuk ia doli dot ta devijonte një top në rrjetë.
Më pas ishte radha e Manajt dhe sërish sulmuesit beratas. Në minutën e 63-të Uzuni krosoi në zonë dhe sulmuesi i Barcelona B me kokë nuk fali, duke bërë që kuqezinjtë të çliroheshin.
Më pas rrezikoi edhe Ramadani, me një gjuajtje në hyrje të zonës. Goli i dytë u shënua nga Uzuni pesë minuta nga fundi./ b.h