Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim tha të mërkurën se mbështetja e SHBA-së mbetet “e palëkundur për zbatimin e Reformës në Drejtësi”.
Ajo ishte të mërkurën e pranishme në Konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane .
Gjatë fjalës së saj ajo foli për raportet mes dy vendeve, ku theksoi se “kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë në këto 30 vite”.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për Shqipërinë, si një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit”, tha ajo.
Ajo tha se SHBA do të vijojë mbështetjen në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen./ b.h