Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqen të moshuar të vaksinuar duke shprehur falenderimin e tyre pas marrjes së vaksinës.
Mbi videon e publikuar, Rama shkruan se nderi është i qeverisë që i shërben gjysheve dhe gjyshërve të Shqipërisë, në këtë luftë ku sipas tij, me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë, përballjen me të keqen.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!