Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.
Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura./ b.h