Dy adoleshentë kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë, si pasojë e një sherri.
Në konflikt u përfshinë disa të mitur, ndërsa ngjarja ndodhi për shkaqe banale.
Autori i dyshuar i ngjarjes, po i mitur, është shpallur në kërkim, ndërsa dy personat e lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ b.h