Kryeministri Edi Rama tha sot nga Shkodra se me grumbullimet PD po bën infektime masive.
Rama po ashtu tha se e kanë pyesin pse nuk ndërhyn policia, ndërkohë që shtoi se policia nuk mund të futet në luftë me një me një tufë të papërgjegjshmit.
‘Ça tu thuash këtyre, për fat të mira ja kemi dalë të hyjmë në procesin e vaksinimit masiv. Këto vazhdojnë si në 90 me makina me bori duke u mbledhur edhe duk puthur në buzë COVID ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Kjo është e pabesueshme infektim masiv. Uroj që mos të përfundojnë në spital pas 3 javësh. Llogaria që kanë bërë ato që i mbledhin është se thonë punë e madhe shumë se pas 3 javësh kanë mbaruar zgjedhjet.
Nuk kanë kufij të njerëzores, janë bosh nuk duan që t’ja dinë fare shteti duhet të veprojë, këto duhet të ankohen. Njerëzit duhet të kuptojnë se policia ka të drejtë. Më kanë pyetur nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet e kanë treguar se mund të bëjnë shumë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmit. I mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina dhe bën një dasëm spontane në mes të rrugës i mungon vetëm dajrja mbi makinë. Nusja është Shqipëria për plaçkë.’– tha Rama./ b.h