Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur miratimin e grupeve të numërimit të fletëve të votimit për procesin e 25 prillit.
KQZ vendosi që në grupet e numërimit të jetë katër anëtarë, respektivisht; 2 nga PS, një nga PD dhe një nga LSI, ndërsa PDIU nuk do të ketë numërues për zgjedhjet e 25 prillit.
“Në cilësinë e komisionerit, pasi dëgjova pretendimet e të dyja palëve, meqë të dyja kanë marrë mandate, por PDIU nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk garon me listën e vet, por me kandidatë në koalicionin e partisë Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, dhe ky është subjekti zgjedhor që merr pjesë në zgjedhje.” u shpreh Celibashi.
Për këtë arsye, u vendos:
- Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.03.2021, është Partia Socialiste e Shqipërisë.
- Partitë politike të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.03.2021, është LSI.
- Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve në Komisionin Ankimimeve dhe Sanksioneve.
/ b.h